Kundërshtimi ndaj dorëzimit të produktit ose vetë produktit
Nëse produkti juaj është dëmtuar gjatë transportit ose nuk përputhet me atë çfarë ju keni porositur, ju lutemi na njoftoni për defektin brenda 48 orëve nga momenti i dorëzimit.
Na dërgoni një e-mail me një foto të paketës (ku shihet etiketa e ngjitur) dhe të produktit nga ku shihet qartë vendi i dëmtimit në adresën: info@shoppeuro.com.
Ne do ta trajtojmë ankesën tuaj me prioritet. Me sinqeritet, ju kërkojmë ndjesë për shqetësimin!
Heqja dorë (anullimi) nga porosia dhe kthimi i produktit
Në njw afat pre 15 ditwsh nga ardhja e produktit, keni mundësinë për të kthyer produktin dhe tw kwrkoni ndwrrimin me produkt tjetër ose kthimin e parave.
Produkti që dëshironi të ktheni duhet të jetë i padëmtuar dhe në paketimin origjinal të padëmtuar, me të gjitha elementet që shoqërojnë furnizimin. Përndryshe, kërkesa do të refuzohet ose do të zgjidhet vetëm pjesërisht. Para se të dërgoni paketën, ju lutemi verifikoni nëse e keni blerë produktin në faqen tonë të internetit. Në rast se dorëzoni një produkt që nuk është shitur nga ne, nuk mbajmë përgjegjësi për gabimin tuaj dhe nuk do ta kthejmë paketën.
Ju keni 15 ditë kohë nga paraqitja e kërkesës për të dërguar paketën.
Marrëveshjen e tërheqjes mund ta shkarkoni duke klikuar në linkun: >>> KLIKONI PËR TË SHKARKONI <<<
Ju këshillojmë që të dërgoni paketën me postë rekomande, me konfirmim dorëzimi, në mënyrë që të jetë e mundur të zgjidhet ankesa juaj edhe në rast humbjeje të paketës duke ju referuar konfirmimit të dorëzimit përmes numrit të ndjekjes. Shpenzimet e dërgesës përballohen nga dërguesi, ne nuk pranojmë dërgesa me pagesë në vend
Sapo shërbimi i ankesave merr paketën tuaj, një produkt i ri dërgohet si zëvendësim ose pagesa kthehet në llogarinë tuaj rrjedhëse brenda 8 ditëve pune.
Pasi të kemi marrë mallrat tuaja të kthyera dhe pasi t'i verifikojmë ato, ne do t'ju dërgojmë një njoftim për t'ju bërë të ditur që kemi marrë artikullin tuaj të kthyer. Gjithashtu, do t’ju njoftojmë lidhur me miratimin ose refuzimin e kthimit të produktit të kërjyar nga ju.
Kostot e transportit për kthimin e produktit do të përballohen nga ju. Nëse keni vendosur ta ktheni. pra kostoja e transportit është në anën e dërguesit, ne nuk pranojmë dërgesa me pagesë në momentin e kthimit.
Kostot e transportit janë të pakthyeshme. Nëse miratojmë një rimbursim, kostoja e dërgimit të produktit dhe/ose kosto e transferimit të parave do të zbriten nga vlera totale e rimbursimit.
Në varësi të vendit ku jetoni, mund të ndryshojë koha që do të duhet për të ridërguar produktin.
Lista për të cilën e drejta e ankimimit nuk është e mundur ose e kufizuar:
Artikuj për pastrim, pasta lustruese: Produkti mund të kthehet vetëm nëse filmi mbrojtës nuk është hequr, nëse ende nuk është hapur dhe përdorur.
Kostumet e banjos, mbathjet: këto artikuj nuk kthehen për arsye higjienike.
Libri elektronik: libri elektronik është pronësi intelektuale që nuk mund të kthehet materialisht (mund të transferohet ose kopjohet) kështu që nuk mund të ndërrohet ose të kthehet mbrapsht blerja për këtë artikull.
Kompleti i tërë: Kthim i pjesshëm i artikujve të kompletit nuk është i mundur. Kërkesa për kthimin e kutisë do të pranohet dhe zgjidhet vetëm nëse ktheni të gjithë përmbajtjen e kutisë.
Mund të kthehen vetëm produkte me çmim të rregullt, ose me çmim të reduktuar në një përqindje të caktuar por fatkeqësisht nuk është i mundur kthimi i produkteve që janë blerë me oferta me skonto (ato me skonto prej 70% e më shumë).
Nëse artikulli është shënuar si dhuratë në faqe, nuk është e mundur që ai të kthehet.
Zëvendësimi nën garanci
Nëse produkti është i dëmtuar ose nuk funksionon siç duhet, ju mund të kërkoni një zëvendësim të produktit.
Garancia nuk vlen për:
- produktet e dëmtuara fizikisht
- veshje/ndotje për shkak të përdorimit
- produkte të dëmtuara nga përdorimi i pa rregullt dhe i pakujdesshëm.
Produkti duhet të kthehet në paketimin e tij origjinal dhe të padëmtuar me të gjitha aksesorëtt përkatës. Përndryshe, kërkesa do të refuzohet ose do të zgjidhet vetëm pjesërisht.
Para se të dërgoni paketën, ju lutemi sigurohuni që produktin është blerë në faqen tonë të internetit. Në rast se dorëzoni një produkt që nuk është shitur nga ne, ne nuk mbajmë përgjegjësi për gabimin tuaj dhe nuk do ta kthejmë paketën.
Ju këshillojmë të dërgoni paketën me postë rekomande me konfirmim marrjeje, në mënyrë që të jetë e mundur të zgjidhet ankesa juaj edhe në rast humbjeje të paketës bazuar në konfirmimin e dorëzimit përmes numrit të ndjekjes së dërgesës.
Shpenzimet e dërgesës përballohen nga dërguesi, ne nuk pranojmë dërgesa me pagesë në momentin e kthimit.
Sapo shërbimi i ankesave merr paketën tuaj, dërgohet një produkt i ri si zëvendësim.
POZITIVISHT DO TË ZGJIDHEN VETËM KËRKESAT QË PËRMBUSHIN KRITERET E MËSIPËRME.