Mirëseerdhët | Shoppeuro

Deklarata për mbrojtjen e të dhënave personale

Kompania AURORA E-COMMERCE SHPK respekton dhe mbron privatësinë tuaj! Në vijim lexoni se si i trajtojmë të dhënat tuaja personale. Kjo deklaratë për mbrotjen e të dhënave tuaja personale, përshkruan përpunimin e të dhënave që mbledhim në faqen tonë (shoppeuro.com), të cilat i mundësojnë vizitorëve aksesimin në faqen tonë të internetit dhe përdorimin e shërbimeve tona Kjo rregullore për privatësinë është në përputhje me Rregulloren e Përgjithshme të Bashkimit Evropian për mbrojtjen e të dhënave personale dhe me legjislacionin në fuqi në vendin përkatës.

Baza ligjore për përpunimin e të dhënave personale

Kur ne përpunojmë të dhënat tuaja personale lidhur me me një kontratë ose me një kontratë të mundshme me ju, baza ligjore sugjeron që të dhënat janë të nevojshme për realizimin e një kontrate biznesi me ju ose përpara lidhjes së një kontrate. Nëse baza ligjore për përpunimin e të dhënave ka pëlqimin tuaj, ju keni të drejtë që në çdo moment ta tërhqni këtë miratim, megjithatë, kjo nuk cenon ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave tuaja nga kompania AURORA E-COMMERCE SHPK, para se të tërhqnit këtë miratim. Nëse të dhënat tuaja personale, ja përcjellim organeve ligjzbatuese ose organeve të tjera shtetërore, ne ndajmë me ta të dhënat tuaja sepse kemi një detyrim ligjor për ta bërë këtë.

Arsyeja dhe qëllimi i mbledhjes së të dhënave personale nga AURORA E-COMMERCE SHPK

Këtu përshkruhen kategoritë kryesore të të dhënave që mblidhen nga ana e kompanisë AURORA E-COMMERCE SHPK, si dhe objektivat parësorë të mbledhjes së të dhënave
- si pjesë e proceseve të përgjithshme të biznesit të kompanisë AURORA E-COMMERCE SHPK mbledhim të dhënat e vizitorëve të faqes sonë të internetit, blerësve, furnitorëve (përfshirë edhe personat e tretë si ofrues të shërbimeve). Të dhënat mund të përmbajnë emrin e individit, të dhënat e kontaktit dhe të dhëna të tjera të nevojshme për biznesin me ju, ose me organizatën tuaj.
- Për të ndihmuar, ku ju pyesim, ju mund të zgjidhni të pranoni ndarjen e informacionit tuaj personal, përfshi emrin tuaj, adresën e postës elektronike, adreën e postës, duke përdorur platformat tona dixhitale ose kanale të tjera të komunikimit. Këto të dhëna personale na mundësojnë t'u përgjigjemi kërkesave tuaja për informacion, të përgatisim hapat përkatëse dhe ofertat e duhura për blerjen e produkteve dhe të jemi në gjendje të përgjigjemi në rast të pretendimeve për garanci ose kërkesave të tjera.
- Lidhur me blerësit dhe blerësit potencialë të dhënat personale të klientëve potencialë, përfshirë emrin, të ënat e kontaktit, të dhënat për pagesat dhe kartat e kreditit, kreditë dhe të tjera informacione, i mbledhim sepse na nevojiten për për biznesin me ju, ose me organizatën tuaj. Të dhënat ja dërgojmë partnerëve të logjistikës, në mënyrë që të kujdesen për porosinë, duke përfshirë edhe sjelljen e furnizimit me produkte. Mbledhja automatike e të dhënave në mjetet digjitale na lejon të kujdesemi për sigurinë e përdoruesve të faqes sonë të internetit.
- Lidhur me blerësit dhe blerësit potencialë të dhënat personale të klientëve potencialë, përfshirë emrin, të ënat e kontaktit, të dhënat për pagesat dhe kartat e kreditit, kreditë dhe të tjera informacione, i mbledhim sepse na nevojiten për për biznesin me ju, ose me organizatën tuaj. Të dhënat ja dërgojmë partnerëve të logjistikës, në mënyrë që të kujdesen për porosinë, duke përfshirë edhe sjelljen e furnizimit me produkte. Mbledhja automatike e të dhënave në mjetet digjitale na lejon të kujdesemi për sigurinë e përdoruesve të faqes sonë të internetit. Në fund të kanaleve të ndryshme të komunikimit mund të gjeni një link për t'u çregjistruar ose të na kontaktoni përmes postës elektronike info@shoppeuro.com. Ne do t'i fshijmë të dhënat tuaja nga sistemet tona brenda 15 ditëve pas marrjes së anullimit.

Ne mund të mbledhim informacione personale nga vizitorët në faqen tonë si pjesë e sondazheve rreth shërbimeve dhe produkteve të AURORA E-COMMERCE SHPK.

Ne mund të mbledhim të dhëna personale të vizitorëve në faqen tonë ose të blerësve me synim ofrimin/furnizimin e produkteve të caktuara dhe reflektimin e interesave e klientëve.
Ne mund të mbledhim të dhënat personale në mënyrën që këtë e kërkon dhe e lejon ligji. Të dhënat personale që ne mbledhim trajtohen si konfidenciale dhe nuk do t'u shiten ose t'u përcillen palëve të treta, me përjashtim të rasteve që jepen në këtë deklaratë.

Mënyra si ne mbledhim të dhënat tuaja

Ne mbledhim të dhënat që ju na jepni kur na kontaktoni për produktet, shërbimet ose informacionet, kur ju merrni pjesë në forumet publike ose në aktivitetet e tjera në mjetet tona digjitale, kur ju plotësoni anketat e klientëve ose në forma të tjera kur ju komunikoni me ne. Të dhënat i mbledhim nëpërmjet teknologjive të ndryshme, si për shembull "cookies".

Të dhënat tuaja personale nuk do t’ja përcjelim palëve të tjera, përveç rasteve të përjashtimeve si më poshtë:
- Kur kompanitë e lidhura ose palët e treta kryejnë shërbime në emrin tonë, për shembull i përgjigjen kërkesave tuaja, ose ofrojnë paketa a shërbime për klientët dhe shërbime të ngjashme. Këtyre kompanive iu ndalohet të përdorin të dhënat tuaja personale për qëllime të cilat ne nuk ja kemi kërkuar ose për arsye të tjera që nuk parashikohen në ligj.
- Kur ndajmë të dhënat personale brenda kompanisë ose me palët e treta, për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e klientëve tanë, për të mbrojtur të drejtat dhe pronën në përputhje me procedurat ligjore ose në raste të tjera në mirëbesim, shprehim bindjen se kjo bëhet në mënyrën siç parashikohet me ligj.

Mbikëqyrja juaj dhe vendimet tuaja

Ne ju ofrjmë një mbikëqyrje të caktuar dhe vendimmarrje lidhur me mbledhjen, përdorimin dhe ndarjen e të dhënave tuaja personale.Në përputhje me legjislacionin vendas në fuqi, mbikëqyrja dhe vendimmarrja nga ana juaj do të përfshijë pikat e mëposhtme:
- Mund të ndryshoni vendimin tuaj për porositjen, marrjen e lajmeve dhe njoftimet.
- Mund të vendosni nëse dëshironi apo jo, të merrni nga ne mesazhe marketingu për produktet dhe shërbimet që ne mendojmë se mund të jenë me interes për ju.
- Mund të vendosni nëse dëshironi apo jo, të merrni njoftime nga rrjetet e reklamimit të synuar, ofruesit e shkëmbimit të të dhënave dhe analizës së tregut dhe shërbime të tjera.
- Mund të kërkoni akses në të dhënat tuaja personale që ne ruajmë, për të korrigjuar informacionet e pasakta ose të paplota, dhe në rrethana të caktuara mund të kërkoni që të fshijmë të dhënat tuaja, nga baza jonë e të dhënave (e drejtë e personave fizikë).

Ju mund të kryeni mbikëqyrjen dhe mund të merrni vendime, ose të kërkoni aksesim në të dhënat personale duke na telefonuar ose duke na u drejtuar me shkrim dhe pastaj të ndiqni udhëzimet e dhëna. Ju lutemi të kimi parasysh që ne mund të mos jemi në gjendje t'ju ofrojmë produkte dhe shërbime të caktuara nëse nuk na lejoni të mbledhim informacionin tuaj personal dhe se disa nga shërbimet tona mund të mos jenë në gjendje kenë në konsideratë interesat dhe preferencat tuaja. Nëse keni çfarëdo pyejte në lidhje me të dhënat tuaja personale specifike që ne përpunojmë, konktaktoni në rrugë shkresore shoqërinë AURORA E-COMMERCE SHPK. Kërkesës suaj do t’i përgjigjemi brenda një muaji, me mundësinë e shtyrjes së afatit edhe për një muaj tjetër. Në rastin e shtyrjes së afatitdo t’ju njoftojmë brenda një muaji nga data e mbërritjes së kërkesës suaj.

Siguria, integriteti dhe ruajtja e të dhënave

Siguria, integriteti dhe konfidencialiteti i të dhënave tuaja janë të një rëndësie të veçantë për ne. Grupi ynë zbaton masa sigurie teknike, administrative dhe fizike dedikuar mbrojtjes së të dhënave nga aksesimi i paautorizuar, zbulimi, përdorimi dhe ndryshimi i paautorizuar. Ne verifikojmë periodikisht procedurat e sigurisë për të marrë në konsideratë teknologjitë dhe metodat më të fundit. Ju lutemi të kinis parasysh, se pavarësisht përpjekjeve tona më të mira, asnjë masë paraprake nuk është e plotë ose e tillë që të ishte e pamundur për t'u anashkaluar. Ne do t'i konservojmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet e parathëna në këtë deklaratë të ruajtjes së të dhënave, përveç nëse nevojitet një periudhë më e gjatë ruajtjeje ose këtë e lejon ligji. Ne do ta modifikojmë rregullisht informacionin në mënyrë që ta mbajmë atë të përditësuar.

Ndryshimi i deklaratës për ruajtjen e të dhënave

Ne mund ta ndryshojmë këtë deklaratë herë pas here për ta përshtatur me ndryshimet në teknologji, praktikat e industrisë, kërkesat rregullatore ose për qëllime të tjera. Versioni i përditësuar i deklaratës për mbrojtjen e të dhënave do të publikohet në platformat tona digjitale. Ju këshillojmë që të ndiqni rregullisht Deklaratën për mbrojtjen e të dhënave personale dhe nqs sipas ligjeve në fuqi, është e nevojshme, ne do të marrim miratimin tuaj përpara se të bëjmë ndonjë ndryshim.

Ankesat dhe pyetjet

Nëse keni një ankesë ose pyetje lidhur me këtë rregullore të privatësisë, ju lutemi kontaktoni me shkrim shoqërinë AURORA E-COMMERCE SHPK. Nëse nuk jeni të kënaqur me mënyrën se sip o veprohet të dhënat tuaja personale, mund të paraqitni një ankesë. Shfrytëzoni informacionet e kontaktit të dhëna në fund të kësaj deklarate. Në rast të paraqitjes së ankesës, ju duhet t'i jepni të dhënat tuaja të kontaktit shoqërisë AURORA E-COMMERCE SHPK. Ne do ta përpunojmë ankesën tuaj dhe do të kthejmë përgjigje brenda 30 ditëve.

Privatësia dhe skedarët “cookies”

Të dhënat personale të përdoruesve tanë janë njëra nga fushat të cilave i kushtojmë kujdes dhe vëmendje të jashtëzakonshme. Ne kujdesemi jo vetëm për këtë që të gjitha kushtet të plotësohen, por të bëjmë më shumë sesa kjo, sepse jemi të vetëdijshëm për natyrën sensitivitetin e kësaj. Sipas Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, drejtuesi i rrjetit tw tregtimit online AURORA E-COMMERCE SHPK.com/, AURORA E-COMMERCE SHPK e ka për detyrë të ruajë të dhënat personale të përdoruesve të tij. Për nevojat e biznesit AURORA E-COMMERCE SHPK mbledh këto të dhëna për përdoruesin:
- emri dhe mbeiemri
- adresa për dërgimin
- numrin e telefonit të kontaktit
- të dhëna të tjera që përdoruesi i vendos vetë në formularët për tregtinë elektronike

Shitësi nuk mban përgjegjësi për saktësinë, plotësinë dhe përditësimin e të dhënave të dhëna nga përdoruesi. Për qëllime të garantimit të sigurisë, evedentohet edhe adresa IP nga të cilat përdoruesit aksesojnë në faqen e internetit. Çdo përdoruesi i caktohet një skedar “cookie” sesioni në fillim të vizitës, në mënyrë që të identifikojë dhe gjurmojë procesin e blerjes. Në kompjuterin tuaj, AURORA E-COMMERCE SHPK.com mund të ruajë, ndër të tjera, edhe skdarë “cookie” të tjera, të tilla si: numrin e identifikimit të përdoruesit në formë të koduar (për të identifikuar përdoruesin gjatë vizitës së ardhshme), vlerësimet e produkteve (për të ditur se cilat produkte i keni vlerësuar tashmë) dhe skedarët "Cookies" të sistemit të Google Analytics (analiza e vizitave në faqen veb). Të gjitha të dhënat e mësipërme, përveç “cookies”, ruhen përgjithmonë në serverin AURORA E-COMMERCE SHPK.com. “Cookies” të sesionit ruhen në memorien e serverit vetëm për kohëzgjatjen e vizitës dhe fshihen një orë pas pasivitetit, ndërsa skedarët e përhershëm ruhen në kompjuterin e vizitorit.

Shoqëria AURORA E-COMMERCE SHPK ka miratuar Rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale. Të gjithë të punësuarit e kompanisë, të cilët në çfarëdo mënyre janë njohur me të dhënat personale, janë në dijeni me Rregulloren për mbrojtjen e të dhënave personale.

E drejta për informim

Keni të drejtën për të marrë pa pagesë informacion lidhur me të dhënat tuaja personale që ne disponojmë. Gjithashtu, keni të drejtën për të parë, korrigjuar ose fshirë këto të dhëna. Në rast se keni pyetje në lidhje me fshirjen ose përdorimin e të dhënave tuaja, na dërgoni një e-mail në adresën info@shoppeuro.com ose na dërgoni një kërkesë me postë në adresën e kompanisë AURORA E-COMMERCE SHPK.

Sa i përket njoftimit dhe statusit të porosisë: ne rezervojmë të drejtën t'ju njoftojmë për statusin e porosisë tuaj, në numrin e telefonit ose adresën e emailit të dhënë. Në rast se nuk e merrni porosinë brenda 5 ditëve, ne rezervojmë të drejtën t'ju kontaktojmë me telefonatë ose mesazh, si një kujtesë për të marrë produktin.

Njoftimi për porosinë e marrë: përvoja juaj si përdorues ka rëndësi për ne, prandaj përfaqësuesi ynë mund t'ju telefonojë pas marrjes së porosisë, për të kontrolluar nëse jeni të kënaqur me blerjen dhe produktin.

Nëse do të dëshironi, përfaqësuesi ynë do t'ju informojë për veprime dhe promocione të tjera që mund të merrni ose përdorni gjatë blerjes tuaj të ardhshme online. Në këtë rast, ju do të merrni rregullisht njoftime elektronike dhe mesazhe sms për ofertat mme skonto dhe promovimet e kompanisë në numrin tuaj të telefonit dhe në adresën tuaj të e-mail. Ju mund ta ndërpritni miratimin tuaj në çdo kohë duke na njoftuar në adresën tonë elektronike info@shoppeuro.com. Gjithashtu, si pjesë e aktivitetit tonë, ne rezervojmë të drejtën t'ju pyesim për shpeshtësinë e vizitave në faqen tonë të internetit. Ne do të përdorim opinionin tuaj për të përmirësuar faqen e internetit dhe përvojën e përdoruesit.

Keni të drejtën që nga kompania AURORA E-COMMERCE SHPK, ekzekutuese e përpunimit të të dhënave personale, të kërkni aksesimin e të dhënave personale dhe informacioneve të mëposhtme:
- qëllimi i përpunimit të të dhënave
- llojet e të dhënave personale, përdoruesit ose kategoritë e përdoruesve të cilëve u janë ekspozuar ose do t'u ekspozohen të dhënat personale, veçanërisht përdoruesit në vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare
- periudhën kohore të parashikuar për ruajtjen e të dhënave personale, ose nëse është e mundur , kriteret e përdorura për përcaktimin e asaj periudhe
- nëse ekziston pranim i automatizuar të vendimeve, duke përfshirë profilizimin
- arsyet për këtë, si dhe rëndësia dhe pasojat e parashikuara të një përpunimi të tillë për individin -një kopje (pa pagesë) të të dhënave personale në formën që unë përcaktoj (nëse kërkesa është paraqitur në mënyrë elektronike për komunikim dhe nuk kërkoj ndryshe, kopja dorëzohet në formë elektronike).
- Për kopjet shtesë që unë kërkoj, ekzekutuesi i përpunuimit mund të kërkojë një tarifë të arsyeshme, duke marrë parasysh kostot
- rregullimin/ korrigjimin e të dhënave personale të pasakta

Keni të drejtën që nga kompania AURORA E-COMMERCE SHPK, ekzekutuese e përpunimit të të dhënave personale, që në çdo moment të kërkoni kufizimin në përpunimin e të dhënave personale, kur:
- kontestoni saktësinë e të dhënave personale dhe për periudhën që lejon kontrolluesin të kontrollojë saktësinë e të dhënave personale
- nëse përpunimi është i paligjshëm dhe unë kundërshtoj fshirjen e të dhënave personale dhe në vend të kësaj kërkoj kufizim të përdorimit të tyre
- ekzekutuesit të të dhënave personale nuk i nevojiten më të dhënat personale për qëllime përpunimi, por ato nevojiten për njohjen, zbatimin ose mbrojtjen ndaj pretendimeve ligjore
- fshirjen e të gjitha të dhënave personale (e drejta për t'u harruar), mbi të gjitha në rastin kur ju anulloni miratimin tuaj për përpunimin e të dhënave personale
- printimin e të dhënave personale në një formë të strukturuar, të përdorur gjerësisht dhe në formë qartësisht të lexueshme, me të drejtën për t'ia përcjellë këto të dhëna një përpunuesi tjetër të të dhënave, pa më penguar përpunuesi i parë i të dhënave për ta bërë këtëo
- ndërprerja e përdorimit të të dhënave tuaja personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë
- të drejtën për të paraqitur një ankesë pranë zyrtarit që mbulon informacionin, kundra përpunuesit të të dhënave, nëse besoj se përpunimi i të dhënave të mia personale shkel Rregulloren e përgjithshme të mbrojtjes së të dhënave.

Procedura për ushtrimin e të drejtave

Jam njohur me faktin që mundem që kërkesat e cituara më sipër, që lidhen me arritjen e të drejtave sa i përket të dhënave personale, në rrugë shkresore t’ja dërgoj përpunuesit të të dhënave, në adresën e-mail info@shoppeuro.com. Jam i vetëdijshëm se ekzekutuesi i përpunimit të të dhënave, për qëllime të besueshmërisë së identifikimit, në rast të ushtrimit të të drejtave në lidhje me të dhënat personale, mund të kërkojë nga unë të dhëna shtesë dhe mund të refuzojë procedurën vetëm nëse vërteton se nuk mund të më identifikojë me siguri.

Çfarë janë “cookies” dhe pse janë të nevojshme?

”cookies” janë një tekst i shkurtwr, të cilin faqja e internetit e dërgon në shfletuesin tuaj gjatë vizitës suaj. Në këtë mënyrë, faqja e internetit ju njeh, e përdor atë për të kujtuar informacionin rreth vizitës suaj dhe ju ofron një shërbim interneti më të këndshëm dhe më të thjeshtë. Nëpërmjet “cookies” përshtasim përmbajtjen në faqen tonë të internetit, kujtojme cilësimet tuaja dhe regjistrojmw vizitat në shitjet tona online. Shfletimi juaj në dyqanin tonë online, me “cookies” është më i këndshëm, më i shpejtë dhe, mbi të gjitha, më efikas. shoppeuro.com përdor cookie-t e mëposhtme:


Emri i skedarit ”cookie”

Qëllimi

Kohëzgjatja

Emërtimi i kompanisë

sb

Operacione shtesë të Facebook

2 vite

Facebook

fr

Operacione shtesë të Facebook

3 muaj

Facebook

xs

Operacione shtesë të Facebook

3 muaj

Facebook

c_user

Operacione shtesë të Facebook

3 muaj

Facebook

presence

Operacione shtesë të Facebook

kohëzgjatja e sesionit

Facebook

pl

Operacione shtesë të Facebook

1 muaj

Facebook

wd

Operacione shtesë të Facebook

1 javë

Facebook

datr

Operacione shtesë të Facebook

3 muaj

Facebook

m_pixel_ratio

Operacione shtesë të Facebook

kohëzgjatja e sesionit

Facebook

dpr

Operacione shtesë të Facebook

1 javë

Facebook

act

Operacione shtesë të Facebook

kohëzgjatja e sesionit

Facebook

__utma

Statistikat e shikueshmërisë së faqes

2 vite

Google Analytics

__utmz

Statistikat e shikueshmërisë së faqes

6 muaj

Google Analytics

__utmc

Statistikat e shikueshmërisë së faqes

kohëzgjatja e sesionit

Google Analytics

__utmv

Statistikat e shikueshmërisë së faqes

kohëzgjatja e sesionit

Google Analytics

Çaktivizimi i “cookies”

Ju vendosni nëse do të lejoni ruajtjen e “cookies” në pajisjen tuaj kompjuterike. Ju mund të kontrolloni dhe ndryshoni cilësimet e “cookies”në shfletuesin tuaj të internetit. Për informacion rreth cilësimeve të cookie-ve, zgjidhni shfletuesin e internetit që po përdorni.

Nëse ndryshoni ose fshini skedarin e “cookies” të shfletuesit tuaj, ndryshoni ose përmirësoni shfletuesin ose pajisjen tuaj, mund t'ju duhet të çaktivizoni përsëri skedarët e “cookies”. Procedura për menaxhimin dhe fshirjen e “cookies” ndryshon nga shfletuesi në shfletues. Nëse keni nevojë për ndihmë për këtë, mund t'i referoheni ndihmës për përdoruesit në shfletues. Grmimin e Google Analytics mund ta çaktivizoni në linkun e mëposhtëm: https://marketingplatform.google.com/about/.

Ndryshimi i rregullave për mbrojtjen e privatësisë

Ne mund ta ndryshojmë këtë njoftim herë pas here për ta përshtatur me teknologjitë më të fundit, me praktikat e industrisë, me kërkesat ligjore apo për qëllime të tjera. Ne do të publikojmë versionin e në fuqi të politikës së privatësisë në platformat tona digjitale. Ju rekomandojmë që që të monitoroni periodikisht ndryshimet në politikën tonë të privatësisë. Nëse kërkohet nga legjislacioni në fuqi, ne do të kërkojmë miratimin tuaj përpara se të bëjmë ndonjë ndryshim.